Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj bëri një deklaratë në lidhje me Ambasadorin e Zvicrës, duke thënë se duhet të dëbohet.
Kjo deklaratë e Lekajt erdhi pas asaj të ambasadorit i cili drejtori kritika sa i përket numrit e pagave të veteranëve.
Ndërsa “reja” e Pal Lekajt që pak ditë më parë u përfol se u punësua në Telekomin e Kosovës, po kalon pushimet pikërisht në shtetin e Zvicrës.
Doruntina Gashi e cila në vitin e kaluar u fejua me djalin e madh të ministrit Pal Lekaj, Asdrenin tashmë u bë e njohur pasi që pak pas fejesës u punësua në Telekomin e Kosovës, e në tetor të atij viti mori edhe kontratën e punës si zyrtare e shitjes.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se Gashi ishte punësuar aty me forcat e saj e se nuk i vinte keq për këtë gjë.
Por, Doruntina Gashi, ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen kur në ditën që “vjehrri” i saj i reagoi ambasadorit të Zvicrës publikoi fotografinë nga aeroporti ku u nis për të shkuar pikërisht në këtë shtet.
Pak orë më vonë e njëjta publikoi edhe një fotografi tjetër ku shihej në shtetin zviceran.