Pas deklarimit të Kadri Veselit rreth videos së publikuar, ka reaguar edhe deputeti Milaim Zeka.
Zeka në reagimin e tij, ia rikujton Veselit se nuk ka reaguar kur janë arrestuar edhe deputetët tjerë.
Ja reagimi i plotë i Zekës, ku ai veç tjerash, thotë edhe se ‘kjo është Republika e Burdushit që e kanë ndërtuar Veseli me shokë’:
“Bombe e kurdisur dhe njolle per vendin tone”
Keshtu e quajti Kadri Veseli skandalin me fajde, dhe perzierjen e nje zyrtari shume te larte te PDK se qe ka plaçkite ne emrin e tije.
Qe eshte bombe e kurdisur, nuk po komentoje, se edhe mundet me qene e sakte, edhe mundet me qene spekulim. Ama deshta mu ndale te kjo thenja “njolle per vendin tone”!
I nderuari Kryetar, e kur na arrestonin keta argatet e tu, mos valle ne kishim ma pak vlere se sa ti? Mos valle prshon ma rande se sa ne deputetete e tjere?! Mos valle ne ishim rregezina opingash?!
Kryetar, nuk duhet me bertite vetem kur dikush ta meshon ty me shtage. Kryetar duhet me bertit kur dikush i medhon shtetit, dhe ju te gjithe i keni ra shtetit, sikur me qene i huaje.
Ti Kryetar, mbasi po reklamon drejtesi, e qe pak kush po te beson, gjerave deri ne funde ashte dashur t u shkosh per padrejtesite qe drejtesia jote dhe e presidentit po na i bene neve.
A e din Ti kryetar i Kuvendit qe dokumenti i akuzes te ngritur ndaj deputetit Milaim Zeka, ne faqen e pare e ka emrin e Syle Hoxhes, ndersa ne faqen 3 eshte emri i Afrim Shefkiut? A e din Kryetar qe i kam tre deshmitar te cilet ta deshmojne qe prokurori Afrim Shefkiu ju ka deklaru tre personave qe akuzen ndaj deputetit Zeka e ka ngritur me urdher te Presidentit Thaçi?! Te gjitha t i kam thene Kryetar, po ty te ka konvenu qe çdo politikan dhe deputet me hy ne te njejtin thes te berllogut.
Une nuk ta du te keqen. As nuk me vjen mire per kete qe te ka ndodhur, nese vertete nuk je i perzier, ama mos harro qe Republika e Burdushit qe e ke ndertu Ti me shoke, keq ka me ju godite. Keta jane medhavine sllavoturkobizantine. Keta nuk dine çka eshte drejtesia, po vetem friga. Keta as Zotit nuk i frikohen.