Milan ka njoftuar se do të apelojë që Afati i Lojërave Financiare nga UEFA të zgjerohet nga 2021 në 2023.
UEFA ditë me parë e dënoi Milanin për shkak të mungesës së Fair Playt.
Ndërsa tani është raportuar se Rossonerët kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS), përcjell ORAinfo.
Tani sugjerimet janë se qëllimi nuk është që të zvogëlohet gjoba apo ndëshkimi, por një ndryshim i afatit.
Zhvendosja nga viti 2021 deri në vitin 2023 do t’i jepte Milanit dhe pronarëve të rinj Elliott Management Corporation një shtesë prej dy vjetësh për t’u çliruar.
Ata shpresojnë, të mos jenë të detyruar të shesin yje të mëdhenj në mënyrë që të mbulojnë humbjet masive të trashëguara nga Yonghong Li. /ORAinfo/