Pas dënimit nga UEFA, vjen reagimi i Manchester City – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas dënimit nga UEFA, vjen reagimi i Manchester City

23:12 | 14 Shkurt 2020

Pas dënimit nga UEFA, ka ardhur reagimi i Manchester Cityt.

Vjen dhe reagimi i klubit të Manchester City-t pas vendimit të UEFA-s për të mos e lejuar që të marrë pjesë gjatë dy viteve të ardhshme në Kupat e Europës.

Në qëndrimin e Citizens theksohet se procesi i iniciuar, ndjekur dhe i gjykuar nga UEFA ka qenë i paragjykuar dhe si vendimi, në vetvete, nuk ishte surprizë.

City thekson se ka kërkuar një institucion të paanshëm për vlerësimin e provave, ndërsa në fund ka siguruar se ky vendim do të apelohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Komunikata e Manchester City:

“Manchester City është i zhgënjyer, por jo i befasuar nga vendimi i UEFA-s. Klubi ka thënë gjithmonë se duhet të gjejë një instrument gjykimi të pavarur dhe të paanshëm që të jetë në gjendje të konsiderojë në mënyrë të paanshme të gjitha provat e pakundërshtueshme në mbështetje të pozicionit të shoqërisë. Në vitin 2018, kryehetuesi i UEFA-s kishte prezantuar publikisht sanksionet që ai synonte të vendoste ndaj Manchester City-t përpara se të fillohej ndonjë hetim.

Për këtë arsye, nuk kishte dyshime për rezultatet e gjyqit të UEFA-s. Klubi apeloi zyrtarisht. Me pak fjalë, ky është një rast i iniciuar nga UEFA, i ndjekur nga UEFA dhe i gjykuar nga UEFA. Klubi do të kërkojë gjykim të paanshëm në kohën më të shkurtër të mundshme dhe para së gjithash në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”.

Komento: