Pas dënimit të Man Cityt nga UEFA, flet për herë të parë Guardiola

14:44 | 17 Shkurt 2020

Guardiola ka folur për herë të parë që kur Man City u dënua nga UEFA

Pep Guardiola u ka thënë lojtarëve të Manchester Cityt se është i përkushtuar ndaj klubit dhe nuk do të largohet pavarësisht gjërave që kanë ndodhur së fundmi.

Edhe Raheem Sterling ka të njëjtin mendim, pavarësisht se UEFA i dorëzoi klubit një pezullim dy-vjeçar nga kompeticionet evropiane për shkeljet e rregullave të Fair Play Financiar, një vendim që klubi po e apelon në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Që prej vendimit të së premtes, ka pasur spekulime që Guardiola mund të zgjedhë largimin nga City, përcjell lajmi.

Sidoqoftë, tekniku katalanas u ka thënë lojtarëve të Cityt: “Shikoni, çfarëdo kampionati në të cilin jemi, unë prapë do të jem këtu”.

“Edhe nëse ata na vendosin në Ligën e Dytë, unë prapë do të jem këtu. Kjo është koha e duhur për të qëndruar bashkë”.

Marrëveshja e Guardiola skadon në fund të sezonit 2020/21 dhe ai nuk ka ndërmend të largohet para saj. 49-vjeçari nuk ka prishur kurrë një kontratë si menaxher.

Ashtu si trajneri mendon edhe një nga lojtarët kryesor të skuadrës, Raheem Sterling – me anglezin që nuk e ka ndërmend largimin nga ‘Etihad’.

Komento: