Pas dënimit të Mlladiqit, reagon avokati kroat i ish-presidentit Hashim Thaçi

17:02 | 08 Qershor 2021

Dënimi i Mlladiqit, reagon avokati kroat i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kri.mineli i luftës, Ratko Mlladiq, do të kalojë pjesën e mbetur të jetës së tij prapa grilave, pasi Apeli i Tribunalit të Hagës ia ka konfirmuar atij dënimin me burgim të përjetshëm.

Pas këtij triumfi të drejtësisë, ka reaguar edhe, Luka Misteic, ndihmës-avokati i avokatit kryesor të ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe.

“Mlladiq është dënuar për gjenocid dhe kr.ime kundër njerëzimit dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Historia do ta mbaj në mend se ai u mposht vettëm nga një aksion i përbashkët i ushtrisë Kroate dhe Boshjake, diçka që duhet të kujtohet më shumë nga zyrtarët Boshnjak dhe Kroat”, ka shkruar Misetic.

Komento: