Pas fitores kundër Napolit, Interi mori një lajm shumë të keq.
Inter përmes një komunikate ka kritikuar qasjen e tifozëve e tyre në ndeshjen ndaj Napolit, për koret raciste ndaj mbrojtësit Kalidou Koulibaly.
Zikaltërit kanë mposhtur 1:0 Napolin në derbin e javës së 18-të të Serie A.
Kjo ndeshje është përshkruar me incidente të turpshme kur tifozët e Interit kanë fyer në kore raciste mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
“Që nga 9 marsi 1908, Inter ka përfaqësuar integrimin, inovacionin dhe progresivitetin”, thuhet në komunikatën e Inter, përcjell ‘lajmi.net’.
“Historia e qytetit të Milanos është mikpritëse dhe në së bashku po luftojmë për të ndërtuar një të ardhme pa diskriminim”.
“Ata që nuk e kuptojnë këtë histori, historinë tonë, nuk qëndrojnë me ne”.