Pas dështimit me Real Madrid, Lopetegui te kjo super skuadër

21:14 | 28 Prill 2019

Lopetegui favorit për kreun e skuadrës së La Liga.

Mund të jetë ende e lidhur me Spanjën e ardhmja e ish-trajnerit të Spanjës dhe Real Madrid, Julen Lopetegui.

Lajmin e ka njoftuar “Estadio Deportivo”.

Sipas të njëjtit burim, aventura e Quique Setien në drejtim të Betis Sevilla ka arritur në finish dhe kandidati kryesor për ta zëvendësuar është pikërisht ish-portieri me eksperiencë në drejtimin e përfaqësueses spanjolle, sikurse dhe në dështimin me Real Madrid në fillim të sezonit.

Media iberike konfirmon se drejtuesit e Betis Sevilla janë përqendruar te Lopetegui si i preferuari për të udhëhequr ekipin e tyre.

Komento: