Pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme, regon Sejdiu – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme, regon Sejdiu

14:08 | 26 Dhjetor 2018

Pas dështimmit të seancës së jashtëzaknshme të thirrur nga opozita,ka reaguar Dardan Sejdiu.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, e ka cilësuar “të çuditshme” situatën e sotme në Kuvendin e Kosovës, kur seanca e thirrur nga opozita për të diskutuar rreth dialogut nuk filloi në mungesë të kryesuesit të Kuvendit dhe deputetëve të mazhorancës.

Sejdiu u shpreh se deputetët e PSD-së kanë qenë në sallë dhe do të jenë të gatshëm “gjatë gjithë ditës së sotme” për të marrë pjesë në këtë seancë.

“Është situatë shumë e çuditshme. Ne si subjekt kemi qenë prezent në sallë dhe jemi këtu sot gjatë gjithë ditës dhe jemi të gatshëm kurdo për me fillu me seancë. Në fakt kemi vendimmarrje të Kuvendit; i kthehet Kuvendit dialogu dhe me Ligjin për Dialog është e qartë se opozita mund të marrë një rol vendimmarrës në orientimin e dialogut”, u shpreh ai.

Sejdiu u shpreh edhe një herë se “është situatë e çuditshme kur ata që ftojnë seancën nuk janë në seancë”.

Komento: