Pas dështimit të votimit të trustit, reagon Mustafa

18:05 | 23 Qershor 2022

Sot nuk është votuar për tërheqje e mjeteve nga trusti.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, në Frontal të t7 tha se qeveria dhe partia në pushtet kanë refuzuar çdo opsion të mundshëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Sipas tij, ata nuk kanë dhënë asnjë opsion se çka do të bëjnë për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës.

“Nëse qytetari e shikon sot në televizion seancën parlamentare, e ke të qartë që qeveria dhe partia në pushtet kanë refuzuar çdo opsion të mundshëm për t’u dalë në krahë qytetarëve të Kosovës, por nuk kanë dhënë asnjë opsion se çka do të bëjnë për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës”, u shpreh Mustafa.

Ai tha se është e mirëseadhur çdo masë që përkrah qytetarët, ndërsa u shpreh që ministri apo kushdo tjetër jeton në iluzione nëse mendon se me nga 10 euro shtesa për fëmijë, zgjidhen të gjitha problemet financiare.
“Nëse beson ministri i financave apo qeveria e tanishme që me nga 10 euro shtesë për disa prej fëmijëve do të zgjidhin të gjitha problemet financiare të këtij vendi, që kanë rezultuar nga kriza globale ekonomike dhe financiare, besoj që jeton në iluzione”, tha ai.

Komento: