Philippe Coutinho është lojtari Brazilian e i cili që nga transferimi në BArcelonë nuk pati ndonjë zhvillim duke e bërë edhe ekipin të ndjehet e dëshpëruar me të sepse ka vendosur ta shesë në verë.
Braziliani ka thënë se atij nuk i mbetet asgjë tjetër vetëm të punojë dhe të zhvillohet edhe më shumë si lojtar.
“Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha fillimisht Coutinho, përcjell lajmi.net.
“Në kokën time e kam të qartë se unë vetëm duhet të punojë dhe të zhvillohem si lojtar.”, ka shtuar më tej braziliani.
Chelsea është duke e kërkuar transferimin e Coutinhos, ndërsa Barcelona i do 110 milionë euro nga shitja e tij.