Pas disa orësh intervistim në Prokurorinë Speciale, lirohet Halil Geci

14:00 | 10 Mars 2026
pas-disa-oresh-intervistim-ne-prokurorine-speciale,-lirohet-halil-geci

Halil Geci është intervistuar sot nga Policia e Kosovës, Departamenti i Krimeve të Rënda, lidhur me dyshimet për kërcënim ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Avokati i tij, Gazmend Halilaj, ka deklaruar se rasti është i paprecedent dhe se në asnjë shtet demokratik nuk ndodh që presidenti të merret me postime të qytetarëve.

“PRESIDENTIA E QONË NË POLICI QYTETARIN PËR NJË STATUS NË FACEBOOK,” ka shkruar avokati në një postim.

Ai ka shtuar: “Miq të dashur, pas disa orësh në Krime të Rënda, u lirua Baci Lilë. Në asnjë vend demokratik nuk ndodh që Presidenti i shtetit të merret me statuse të qytetarëve, kur të drejtat e shprehjes së mendimit të lirë janë të garantuara me Konventën Europiane dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.”

Halilaj gjithashtu theksoi se “Baci Lilë njihet botërisht si një person që për dekada promovon paqen dhe tolerancën kudo.”

Komento: