Pas disfatës nga Levante, Valverde befason me deklaratën

20:38 | 02 Nëntor 2019

Barça është mposhtur sot nga Levante.

Barcelona është mposhtur me rezultatin 3:1, në udhëtimin e saj tek Levante.

Skuadra katalane i ka dhënë mundësi skuadrës së Real Madrid që të parakalojë për kreun e tabelës, pas hapit fals kundër Levante.Barca gjeti rrugën e goli nga pika e bardhë e penalltisë, me anë të Messi, por në fund u përmbys për humbjen 3:1.Pas kësaj disfate befasuese, disa fjalë ka thënë edhe i shumë kritikuari, Ernesto Valverde.

“Mungesë reagimi pas 3:1? Nuk e di…. besoj se ata kanë qenë më të suksesshëm sesa ne. Deri tek goli ik parë ne kishim kontrollin e lojës, edhe pse jo kontrollin total” ka thënë fillimisht trajneri, transmeton lajmi.

“Qëllimi ynë që nga pjesa e dytë ishte që të shkojmë për një gol tjetër, por ne nuk krijuam shanse sa duhet për të shënuar. Loja nuk ishte stabile dhe ne nuk menduam se fituam me 0:1” shtoi ai.“Vendimi për ta lënë Dembelen në Barcelonë ishte i imi. Unë kam vendosur për këtë, ai do të ketë shanse të tjera.”

“Ne gjithmonë reagojmë pas kritikave. Nuk do të ketë ndryshim kësaj here” ishin fjalët e Valverde.Mbetet të shihet nëse Valverde do të ketë ndonjë mbledhje me bordin drejtues, pasi pozita e tij tek Barca nuk është aq stabile.

Komento: