Pas disfatës që e pësoi, vjen deklarata “bombë” nga Gattuso

21:15 | 06 Prill 2019

Gennaro Gattuso hodhi poshtë pyetjet rreth arbitrit, duke këmbëngulur se Milani kishte performancën më të mirë të vitit 2019 dhe nuk humbi sepse Juventusi bëri paraqitje të mirë, por për shkak të gabimeve të rossonerëve .

Rossonerët bënë më të mirën në pjesën e parë dhe morën epërsi nëpërmjet Krzysztof Piatek, por një penallti i Paulo Dybala dhe një gol nga Moise Kean e kthyen atë për 2-1 përcjell ORAinfo.

“Kjo ishte performanca jonë më e mirë e vitit 2019, kemi humbur atë në 18-20 minuta të fundit jo sepse Juventusi bëri mirë, por për shkak të gabimeve tona. Këto gjëra mund të ndodhin kur luani llojin e futbollit që ne bëjmë

“Juventusi ndryshoi pas 20 minutash, u përpoq të krijonte më shumë gjerësi, pastaj u zhvendos në 4-4-2. Taktikisht dhe teknikisht, kemi pasur një lojë të mrekullueshme” tha trajneri për Sky Sport Italia./ORAinfo/

Komento: