Dorëheqja e Haradinajt ka shokuar të gjithë.
Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli është takuar sot me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
Takimin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka pasur diçka të jashtëzakonshme nga ky takim.
“Ka pasur një takim normal. Takimi ka ndodhur pas vizitës në SHBA, ndërkaq që nuk ka pasur diçka të jashtëzakonshme”, ka thënë Zyberaj për lajmi.net.
Haradinaj gjatë ditës së djeshme e ka bërë të ditur dorëheqjen nga posti i kryeministrit pas ftesës së ardhur nga Specialja.
Ai do të udhëtojë në Hagë gjatë javës së ardhshme për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.