Edhe AAK të gatshëm për zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së kryeministrit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur mobilizimin për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen gjatë kësaj vere në vend, pas dorëheqjes së Haradinajt.
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se subjekti i tij është mobilizuar në Gjakovë, shkruan lajmi.
“Përtej sfidave dhe vështirësive Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë është mobilizuar, duke e ftuar sovranin që t’ia rikthejë të drejtën e mohuar për të punuar në të mirë të Republikës së Kosovës
Me Kryeministrin tonë!”, ka shkruajtur Gjini.
Përveq partive opozitare, edhe partneri i koalicionit, PDK-ja është treguar e gatshme për zgjedhje.
Kryetari i saj, Kadri Veseli në një konferencë për media të mbajtur sot pasdite, ka thënë se zgjedhjet janë të pashmangshme, dhe se partia e tij është e gatshme për mbajtjen e tyre.