Pas dorëheqjes së Haradinajt, ja çfarë ndodhi sot në AAK

23:16 | 20 July 2019

AAK-ja po del parti që po pëlqehet nga të rinjët.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ia pa hajrin dorëheqjes nga posti i kryeministrit të kryetarit të saj, Ramush Haradinaj.

Kjo pasi që në këtë parti si rrjedhojë e vendimit të Haradinajt, u anëtarësuan 250 anëtarë të rinj, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur nga zyrtari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Sot në degën e Aleancës në Pejë si refleksion i vendimit të përgjegjshëm e burrëror të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, u antarësuan mbi 250 anëtar të ri.

Ramush Haradinaj, ruajti dhe lartësoj dinjitetin e institucioneve dhe shtetit të Kosovës

Komento: