Pas dy dekadave, pronarët e ligjshëm marrin pronat në Mitrovicën e Veriut

08:47 | 18 Korrik 2024
pas-dy-dekadave,-pronaret-e-ligjshem-marrin-pronat-ne-mitrovicen-e-veriut

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) sot do të bëjë dorëzimin e çelësave tek pronarët e ligjshëm për pronat e tyre në Mitrovicën Veriore.

“Pas më shumë se dy dekadave, ata do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë pronat e tyre. Kjo arritje është rezultat e punës së palodhshme dhe përkushtimit të Agjencisë për mbrojtjen dhe rikthimin e pronave tek pronarët e tyre të ligjshëm”, njofton Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Komento: