Pas dy jave ylli i madh largohet nga Milan

17:21 | 13 Maj 2019

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga ‘San Siro’ pas përfundimit të këtij sezoni.

Mesfushori turk shënoi të shtunën për rossonerët në fitoren e tyre 1-0 ndaj Fiorentinës në Stadio Artemio Franchi, përcjell ORAinfo.

Kjo fitore i ka ndihmuar ata të qëndrojnë në garën për të fituar vendin e katër në Serie A, pozitë e cila i dërgon ata në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Tuttosport deklaron se Calhanoglu pritet të largohet gjatë afatit të transferimeve të verës, duke bërë që mesfushori truk t’i luaj vetëm edhe dy ndeshje me Milanin.

Calhanoglu pritet të rikthehet në Bundesligë të RB Leipzig. /ORAinfo/

Komento: