Pas dy martesave të dështuara, Tuna po martohet për herë të tretë?

14:28 | 19 Janar 2023

Këngëtarja e mirënjohur Tuna, ka zbuluar se është në përzgjedhje të vellos së tretë.

Përmes një InstaStory ajo ka postuar një video nga atelia e dizajnerit, Valdrin Sahiti.

“Nkonsult te ky shoku jon ma i talentumi për vellon e tretë”, ka shkruar ajo teksa po i shfaqte vellot e mrekullueshme, shkruan kosovarja.

Se a do të kemi një dasmë të tretë nga këngëtarja mbetet të shihet.

Kujtojmë se, martesa e parë e saj ka qenë me Rilind Rekën, dasma e të cilëve bëri shumë bujë për luksin, por që u ndanë.

Komento: