
Gjysmëfinalistja, Dolce, ka vendosur që t’i dedikojë vetes disa ditë pushimi pasi u eliminua në gjysmë finale nga “BBVK”-ja.
Në Instagram ka publikuar disa fotografi ku shihet se vendi që ka përzgjedhur është pikërisht deti, shkruan Indeksonline.
Në këtë paraqitje ajo ka vënë në pah belin e hollë si dhe thjeshtinë e saj.

“Nga thellësia e zemrës”, shkroi përbri postimit, i cili ka marrë mijëra pëlqime.

