Pas eliminimit nga Champions League, vjen shkarkimi i parë te Milani

09:59 | 27 Maj 2019

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo thuhet se do të japë dorëheqjen nga posti i tij te rossonerët sot.

Milan nuk arriti të kualifikohej për UEFA Champions League pas një fundi dramatik të Serie A duke mos arritur që të zinte një vend në top-katërshe.

Pavarësisht fitores ndaj SPAL, rossoneri u gjendën të pestat në tabelë pas Interit dhe Atalanta, përcjell ORAinfo.

Gazzetta dello Sport pohon se Leonardo është vendosur të japë dorëheqjen sot dhe ai ka dy opsione përpara tij: të kthehet në Brazil me ekipin kombëtar ose të kthehet përsëri në Paris Saint-Germain./ORAinfo/

Komento: