Pas eliminimit nga Championsi, Manchester City merr këtë vendim të papritur për tifozët

21:41 | 18 Prill 2019

Manchester City paguan për tifozët.

Manchester City do të luajë në “Ëembley” finalen e Kupës së Anglisë kundër Ëatford-it 18 majin e ardhshëm dhe klubi ka vendosur të shpërblejë tifozët me një dhuratë shumë të veçantë.

Klubi, në fakt, do t’u vërë në dispozicion të paktën 26 autobusë (një për çdo lojtar të ekipit, me mundësinë për të kërkuar më shumë) në mënyrë që tifozët të shkojnë falas në Londër për të ndjekur ndeshjen.

Kapiteni i “Qytetarëve”, Vincent Kompany, e ka shpjeguar me këto fjalë këtë nismë: “Mbështetja e publikut tonë ka qenë e jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit. Nuk është e lehtë të udhëtosh për të qenë i pranishëm në çdo ndeshje dhe është një gjë që ne e vlerësojmë shumë”, transmeton telesport.

“Edhe pse rezultati i së mërkurës (Tottenham i ka eliminuar nga Champions) nuk ka qenë ai që shpresonim, ka qenë me të vërtetë e veçantë të dëgjonim mbështetjen e tifozëve tanë për 90 minuta. Kemi akoma shumë për çfarë të luftojmë në këtë sezon dhe kjo është mënyra jonë për t’ju falënderuar”.

Komento: