Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, United merr vendim të prerë

18:42 | 10 Maj 2019

Manchester United, është bërë me zv.trajner të ri.

Ole Gunnar Solskjaer u zyrtarizua si trajner i Manchester United pak kohë më parë pas paraqitjeve pozitive. Ditën e sotme klubi anglez ka bërë zyrtare dhe zv.trajnerin e norvegjezit, i cili do të jetë Mike Phelan.

Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubin në faqen e tyre zyrtare, ku njoftojnë se zëvendësi i Solskjaer do të jetë Phelan, i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

United nuk po kalon një moment të mirë pasi ka ngelur zyrtarisht jashtë Champions League dhe do të nis një cikël të ri sezonin e ardhshëm. Një gjë e tillë është konfirmuar dhe nga vetë trajneri.

Komento: