Pas eliminimit të Interit, konfirmohet e ardhmja e Icardit

11:27 | 13 December 2018

Interi u elimunua nga Liga e Kampionëve.

E pas kësaj, është konfirmuar edhe e ardhmja e Mauro Icardit.

Ai ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram se ai dëshirojë ta vazhdojë karrierën e tij me Zikaltrit, përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve. Argjentinasi ende nuk e ka rinovuar kontratën me klubin italian.

Por, përkundër këtij eliminimi, Icardi ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se ai dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij me klubin, pasi arriti t’i bëjë 200 paraqitje për Zikaltrit, gjatë të cilave i shënoi 119 gola.

Sulmuesi i Interit ka një klauzolë largimi prej 110 milionë eurosh në kontratën e tij me klubin, që është e vlefshme për klubet jashtë Italisë në dy javët e para të korrikut gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, pas largimit të Cristiano Ronaldo nga Real Madridi, mediat e huaja kanë raportuar se presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, është interesuar për argjentinasin, pasi që beson se ai është zëvendësuesi i përsosur i portugez, i cili u transferua në Juventus.

Interi dëshiron t’ia rinovojë kontratën Icardit, e cila përfundon në fund të qershorit të vitit 2021, pasi që klubi dëshiron ose t’ia rritë këtë klauzolë të largimit ose të mos e përfshijë atë fare në kontratën e re, ku argjentinasit do t’i ofrohet edhe rritje page.

Icardi i ka qëndruar besnik Interit përkundër spekulimeve që e kanë lidhur atë me Real Madridin dhe me Manchester Unitedit, si dhe përkundër përleshjeve me një pjesë të tifozëve të klubit, të cilët kishin kërkuar të mos i lejohej më ta mbante shiritin e kapitenit.

Argjentinasi ishte transferuar nga Sampdoria gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2013 dhe i kushtoi Interit vetëm 13.3 milionë euro.

Komento: