Pas eliminimit të turpshëm, Spalletti vjen me deklaratë të papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas eliminimit të turpshëm, Spalletti vjen me deklaratë të papritur

11:11 | 12 Dhjetor 2018

Luciano Spalletti ka komentuar eliminimin e Interit në Ligën e Kampionëve në Sky Sport.

Trajneri i njohur ka treguar faktorët që ndikuan që nerazurrët të përfundojnë aventurën e tyre në këtë garë përcjell ORAinfo.

“Ne nuk kemi arritur të qëndrojmë të qetë, pavarësisht se gjithçka ishte e mundur. Ne u nervozuam dhe humbëm shumë topa, duke pasur disa çrregullime taktike dhe duke humbur vizionin e lojës.

“PSV nuk na krijoi ndonjë problem, ata nuk gjuajtën me përjashtim të rastit të golit. Kjo ndeshje ishte psikologjikisht e rëndë, dhe ne duhet të kishim qëndruar më të balancuar, ne ishim shumë frenetik.

“Ishte e pamundur për mua të fsheh rezultatin e Barcelonës-Tottenham. Uefa më pyeti nëse dëshiroja të tregoja rezultatin e Barcelonës-Tottenham në monitorimin e San Siro gjatë lojrave tona. “I thashë po, sepse do të ishte e pamundur për të fshehur rezultatin tek lojtarët e mi. Ata do të dinin nga tifozët nëse rezultati do të ndryshonte. Lojtarët kanë veshë”

“Icardi? Një ekip nuk varet vetëm nga një njeri. Ne duhet të bëjmë më shumë, të gjithë së bashku, Mauro shënoi dhe ndihmoi ekipin. Nuk ishte e mjaftueshme, ne bëmë të njëjtat pika që bëri Tottenham “, ka thënë Spalletti./ORAinfo/

Komento: