Pas festës së Pavarësisë, Mitrovica mbulohet nga bërlloku

15:35 | 18 February 2019

Dita e Pavarësisë e la Mitrovicën të mbuluar nga bërlloku.

Shumë qytetarë dolën për të shijuar këtë ditë të rëndësishme në sheshet e qyteteve të tyre.

Derisa dje çdo gjë shkoi për mrekulli pa incidente, madje me këngë e valle u prit edhe ky përvjetor, duket se qytetarët s’janë treguar aspak të kujdesshëm me hedhjen e mbeturinave.

Përmes disa imazheve mund të shihni se si qyteti i Mitrovicës, po duket sot një ditë pas festë.

Mbeturinat janë të shpërndara gjithandej rrugëve, por edhe buzë lumit. Madje edhe komuna është treguar ‘dembele’ sa i përket pastrimit të qytetit.

Komento: