Pas finales së Superkupës, Bonucci zbulon se çfarë i tha Higuainit

12:29 | 17 January 2019

Mbrëmë, Juventusi shënojë fitore ndaj Milanit.

Leonardo Bonucci ka zbuluar se çfarë i ka dhënë Gonzalo Higuainit pas finales së Superkupës së Italisë.

Pas triumfit të Juventusit në Superkupën e Italisë, Leonardo Bonucci ka shpjeguar se ai kishte tentuar ta qetësonte Gonzalo Higuainin pas ndeshjes.

Mbrojtësi italian gjithashtu ka përgëzuar edhe Giorgio Chiellinin për sezonin e tij fantastik.

“Është gjithmonë e mrekullueshme për të festuar një fitore”, tha fillimisht Bonucci.

“Chiellini po bën një sezon të mahnitshëm, ai gjeti një mënyrë për të menaxhuar lojërat në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Higuain? Nuk kemi pasur ndonjë argument, ai ishte i zemëruar me arbitrin dhe unë u përpoqa ta qetësoja atë, por ai ishte i shqetësuar, por këto gjëra janë normale dhe ndodhin në fushë”, ka shtuar më tej mbrojtësi italian.

Komento: