Pas fitore së madhe kundër Turqisë, selektori Prekazi “shpërthen” me deklaratë

23:01 | 11 Qershor 2019

Kosova u 21, ka arritur fitore të madhe sonte kundër Turqisë.

Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi është shpreshur i kënaqur me fitoren 3-1 ndaj Turqisë. Ai deklaroi që Kosova ka kualitet dhe pas disa vitesh do të jetë si Kroacia.

“Ne jemi komb që kemi kualitet në futboll. Në fillim kam thënë që problemi do të jetë komponimi por me lojtarë kaq intelegjent është më lehtë të komponohemi. Kemi bërë disa lëshime gjatë ndeshjes por në futboll nuk ka asgjë perfekt. Por mentaliteti ishte i mirë edhe pas fitores në Andorrë.

Dua të falënderoj ‘Dardanët’ që ju kanë dhënë përkrahje. Popullin e falënderoj që ka ardhë në numër kaq të madh. Na ka ndihmu edhe fitorja e Kosovës kundër Bullgarisë. Të gjithë e kanë parë që këtu ka kualitet, por nuk duhet te jemi euforik. Unë nuk e lejoj këtë. Ne kemi kualitet dhe besoj që pas 4-5 vitesh do të jetë një mini Kroaci” deklaroi Prekazi për Supersport.

Pas kësaj fitoreje Kosova ka 6 pikë nga dy ndeshje.

Komento: