Pas fitores, ‘Dardanët’ bëjnë festë madhështore në dhomat e zhveshjes

23:04 | 10 Qershor 2019

Bullgaria është mposhtur nga Kosova me rezultat 3 me 2.

Kosova e ka dominuar Bullgarinë në të gjitha aspektet në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Vasil Levski”, dhe ka marrë fitore dramatike duke fituar në fund 3-2.

Rashica, Muriqi dhe Elbasan Rashani shënuan për Kosovën për t’i marrë tri pikë të arta.

Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes është krijuar një atmosferë fantastike, të cilës i janë bashkuar numri një i FFK-së, Agim Ademi, dhe kreu i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

Komento: