Pas fitores kundër Atleticos, trajneri i Barcelonës ka diҫka për të thënë

11:30 | 07 Prill 2019

Pas fitores ndaj Atletico Madridit, ka folur trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverdes.

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme në përballjen ndaj Atletico Madrid, për të ngritur në 10 pikë diferencën me madrilenët.

Ishin golat e Luis Suarez dhe Lionel Messi ata që me gjasë i kanë dhënë fund garës për titullin e La Liga.

Pas kësaj fitore, edhe trajneri i skuadrës katalane beson se skuadra e tij është afruar me titullin.

“Janë tri pikë shumë të rëndësishme për ne. Jemi shumë afër titullit, por duhet akoma për ta fituar” ka thënë Valverde pas ndeshjes, transmeton lajmi.

Testi i radhës edhe më i vështirë për Barcelonën do të jetë ai ndaj Manchester United, në kuadër të Ligës së Kampionëve, fazës çerekfinale.

Komento: