Pas fitores ndaj Ajaxit, trajneri i Tottenhamit flet me lot në sy

00:01 | 09 Maj 2019

Skuadra e Tottenhamit ka siguruar finalen, duke mposhtur kështu Ajaxin.

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, është deklaruar shumë i emocionuar pas kalimit të skuadrës së tij në finale të Ligës së Kampionëve.

Tottenham ka shënuar fitore 2:3 në Amsterdam kundër Ajaxit, për të siguruar finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.

Argjentinasi pas ndeshjes ka ‘falënderuar’ futbollin për këtë emocione që dhuron, duke thënë se pa këtë sport nuk ka jetë.

“Faleminderit futboll. Faleminderit për lojtarët e mi, ata janë heronj”, ka deklaruar Pochettino pas ndeshjes, përcjell lajmi.

“Pa futboll është e pamundur të jetohet. Faleminderit”, ka shtuar ai me lot në sy.

Komento: