Pas fitores ndaj Bullgarisë, flet trajneri i Kosovës: Ne nuk u dorëzuam – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Pas fitores ndaj Bullgarisë, flet trajneri i Kosovës: Ne nuk u dorëzuam

23:14 | 10 Qershor 2019

Ka folur edhe trajneri i Kosovës pas fitores ndaj Bullgarisë.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur pas ndeshjes kundër Bullgarisë. Ai ka thënë se e merituan fitoren.

Bernard Challandes, është shprehur shumë i lumtur për fitoren kundër Bullgarisë, që është fitorja e parë e Kosovës në eliminatore për një kampionat Europian.

“Jam shumë i lumtur për lojtarët. Nuk u dorëzuam. Kemi punuar shumë në këtë ndeshje në të gjitha aspektet, në mbrojtje, në mesfushë, në sulm. Kemi sulmuar nga krahët dhe e kemi merituar këtë fitore”.

Ai ka thënë se në ndeshje të këtilla edhe ajo psikologjia e lojtarëve.

“Kjo skuadër sonte e tregoi karakterin e vet, karakterin që e ka. Lojtarët ju përgjigjen mirë skuadrës. Ne duhet të luajmë futboll, sepse kemi skuadër të mirë dhe do të tentojmë për të arritur në Euro 2020”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!