Pronari i ri i Milanit, Gerry Cardinale, do të takohet me skuadrën nesër në Milanello pas fitores në derbin sonte në San Siro.
Një deklaratë në faqen zyrtare të klubit në fillim të kësaj jave konfirmoi se RedBird janë pronarët e rinj të klubit, duke përfunduar marrjen nga fondi tjetër amerikan Elliott Management,përcjell ORAinfo.
Sipas asaj që kemi mësuar, pasi ka ndjekur ndeshjen e tij të parë sonte dhe ka parë fitoren e tij të parë si pronar i Milanit, nesër Gerry Cardinale do të jetë në Qendrën Sportive Milanello për të takuar Stefano Piolin dhe të gjithë skuadrën kuqezi.
Ai sigurisht do të jetë aty për të uruar skuadrën pas fitores së mrekullueshme të kuqezinjve në derbin kundër Interit sonte.
Do të ketë një sërë çështjesh që Cardinale duhet të trajtojë tani ai është në krye, duke përfshirë rinovimin e Rafael Leao, i cili ishte sigurisht një kandidat shumë i fortë për lojtarin e ndeshjes pas dyfishimit të tij kundër Nerazzurrëve./ORAinfo/