
Lëndohet Gundogan, në dyshim për Champions League.
Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan është lënduar në ndeshjen e së shtunës ndaj Tottenhamit.
Mesfushori gjerman ishte protagonist në fitoren prej 3:0, duke shënuar dy gola.
Por Gundogan liroi fushën në minutën e 69-të pas një problemi me muskulin e këmbës së majtë.
Stafi mjekësor i klubit anglez është në pritje të ekzaminimeve për të kuptuar shkallën e lëndimit.
Sipas mediave angleze, Gundogan mund ta humbas ndeshjen e vlefshme për Champions League ndaj Borusia Monchegladbachut.
Gundogan këtë sezon me Cityn në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar dy asitime.