Liverpooli sonte ka shënuar fitore ndaj skuadrës së Bayern Munichut.
Jurgen Klopp ka vlerësuar lartë paraqitjen e Liverpoolit në fitoren 1:3 ndaj Liverpoolit në ‘Allianz Arena’.
‘The Reds’ siguruan kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke fituar në shtëpinë e bavarezëve.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, përveç që ishte i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, ai nuk hezitoi të përmendte edhe golin e parë të Sadio Mane të shënuar në këtë ndeshje, që ishte diçka e jashtëzakonshme.
“Në pjesën e dytë ishim më të matur. Në pjesën e parë ne është dashur të luajmë më shumë futboll. Në momentet që luajtëm futboll, ne shkatërruam menjëherë organizimin e Bayernit. Është absolutisht e merituar”, ka deklaruar Klopp.
“Ishte e vështirë të humbasim Herndersonin aq herët, shpresojmë që nuk është diçka shumë serioze. Zëvendësimi i hershëm nuk është kurrë një shenjë e mirë, por ajo që bëmë ishte madhështore”.
“Goli i parë, unë duhet ta shikoj ndoshta 500 herë, ishte e jashtëzakonshme çfarë Mane bëri. Përveç dëmtimit të Henderson, gjithçka ishte e përsosur”.