Pas fitores nga Interi, Allegri vjen me deklaratë befasuese

23:46 | 07 December 2018

Interi ka pësuar humbje ndaj Juventusit.

Ishte Mario Mandzukic ai që shënoi golin e vetëm në takimin më të rëndësishëm të Juventus deri në këtë pikë të sezonit në Serie A.

Mirëpo, pas ndeshjes, trajneri i “zonjës së vjetër”, Maximiliano Allegri ka thënë se ka vërejtur disa “çarje tek skuadra”.

“Inter na shkaktoi problem në pjesën e parë, duke u hapur me Joao Marion dhe Gagliardin, kështu që ne patëm problem t’i mbyllim” ka thënë Allegri në konferencën pas ndeshjes.

“Gjithashtu është e vërtetë se shanset më të mira të tyre në pjesën e parë erdhën nga gabimet tona” ka thënë tutje trajneri.

“E dinim se kampionati nuk përfundon sonte megjithatë duhet të shmangnim humbjen në çdo mënyrë” ishin fjalët e trajnerit Allegri.

Tashmë Juventus pas 15 ndeshjeve numëron plot 43 pikë dhe prinë si skuadër e vetme në tabelën e Serie A.

Komento: