Pas fitores, Puig i çon një “selam” PSG-së

23:26 | 13 Shkurt 2021

Riqui Puig thotë se këto 90 minuta i dhanë jetë.

Barcelona triumfoi ndaj Alavesit me rezultat të thellë në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligas.

Messi shkëlqeu me dy gola, po ashtu edhe Trincao shënoi dy dhe në fund Firpo, transmeton lajmi.net.

Në këtë ndeshje, ishte startues që nga fillimi Riqui Puig, i cili po vuante nga disa mosmarrëveshje me trajnerin, Ronald Koeman.

Ai bëri një paraqitje fantastike dhe pas ndeshjes u shpreh tejet i kënaqur me vetën dhe skaudrën.

‘Këto 90 minuta lojë më kanë dhënë jetë. Më kanë dhënë shumë motiv dhe për këtë mundësi sigurisht që e falenderoj trajnerin Koeman’, tha Puig.

‘Ndaj PSG-së, do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe do të japim më të mirën’, përfundoi Riqui Puig.

Komento: