Pas fitores së Baiden, vjen edhe reagimi i kancelares Merkl

21:17 | 07 November 2020

Vjen edhe reagimi i kancelares Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se miqësia e Berlinit me SHBA është jetike, pas urimeve për Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ajo po ashtu uroi edhe Kamala Harris, qw do tw jetw zwvendwse e Bidenit.

“I uroj atij fat dhe sukses nga thellësia e zemrës sime dhe gjithashtu uroj Kamala Harris, gruaja e parë që u zgjodh zëvendëspresidente e vendit të saj”, thotë Merkel në një deklaratë të postuar në Twitter.

“Unë pres të punoj me presidentin Biden në të ardhmen. Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të kapërcejmë sfidat e mëdha të kësaj kohe”, theksoi ajo.

Komento: