Pas fitorës së Danimarkës, Eriksen thumbon Conten

11:10 | 15 October 2020

Eriksen thumbon Conten pas fitores së Danimarkës ndaj Anglisë: Jam i lumtur që trajneri më lejon të luaj.

Ylli i Interit, Christian Eriksen ka thënë se është gjithmonë një kënaqësi të luajë në skuadrën e Danimarkës, ndërsa ndihet i lumtur që trajneri e lejon të luajë lojën e tij.

Mesfushori me tipare sulmuese, i cili u transferua te Interi nga Tottenhami në janar, ka luftuar për të bindur trajnerin Antonio Conten.

Por, këtë javë ai ishte përsëri në kampin e Danimarkës, duke kontribuar me tre gola në tre ndeshje, duke përfshirë edhe golin e vetëm të fitores kundër Anglisë në Ligën e Kombeve mbrëmë.

Eriksen pranoi se ai kënaqet duke luajtur për ekipin kombëtar dhe kjo është një gjë që nuk ka ndryshuar që nga lëvizja e tij nga Spurs.

“Kudo ku kam qenë më parë, madje edhe në Spurs, ka qenë gjithmonë një kënaqësi të udhëtoja në ekipin kombëtar”, ka thënë fillimisht Eriksen në një konferencë për shtyp.

“Nuk është ndryshe tani, padyshim që të gjithë e dinë dhe të gjitha gjërat që ju shkruani, shumë gjëra kanë ndryshuar, dhe unë nuk luaj aq shumë sa kam luajtur në Tottenham”.

“Por është e njëjta gjë, kur të kthehem në Danimarkë, jam i lumtur që jam aty dhe nuk ka rëndësi se cili klub apo ku jam”.

“Unë jam gjithmonë i lumtur që jam kthyer dhe trajneri më lejon të luaj, kështu që jam i kënaqur me këtë”, përfundoi ylli danez.

Komento: