Pas fitores së madhe, Allegri befason me deklaratën e tij

22:56 | 07 Dhjetor 2018

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Interit.

Allegri ka analizuar ndeshjen taktikisht pas ndeshjes, duke thënë se Gagliardini dhe Joao Mario shkaktuan probleme në mesfushë.

Ai përmend problemet që Politano shkaktoi dhe se ai ndërroi krahët e mbrojtësve.

“Interi shkaktoi probleme në pjesën e parë, duke na hapur shumë me Joao Marion dhe Gagliardinin, kështu që vuajtëm që t’i mbyllim. Është e vërtetë se rastet më të mira në pjesën e parë erdhën nga vet ne që e dhuruam topin”.

“Unë e lëviza Mandzukicin në të majtë, e Dybala luajti shumë mirë. Ne nuk i lejuam asgjë Interit në pjesën e parë”.

“Politano na bëri shumë presion, kështu që unë zhvendosa mbrojtësit e krahut”.

“Kam kërkaur nga djemt të jenë efikas. Cancelo bëri shumë mirë, mendoj se Dybala ishte i shkëlqyer”.

“Kampionati nuk ka përfunduar ende, por ne absolutisht nuk është dashur të humbim”, deklaroi Allegri.

Juventusi ka 14 pikë më shumë se Juventusi në krye të tabelës.

Komento: