Pas fitores së madhe kundër Turqisë, Kosova “marshon” drejt Euro 2021

22:31 | 11 Qershor 2019

Futbollistët kosovarë, me hapa të sigurtë po marshojnë drejtë Evropës.

Kosova U21 ka bilancë të 100 për qind në eliminatore për Euro 2021, ku nga dy ndeshje ka dy fitore

Kosova U21 e Rafet Prekazit ka arritur një fitore të madhe në Fadil Vokrri kundër Turqia U21 duke fituar me rezultat 3-1.

Golat për Kosovën i shënuan; Arbenit Xhemajli (45), Mirlind Daku (72) dhe Lirim Kastrati (90), kurse për turqit shënoi Halil Dervisoglu.

Me këtë fitore Kosova U21 arrin në kuotën e gjashtë pikëve, pasi që para pesë dite mposhti Kombëtaren e Andorrës në Andrra me rezultat 4-0.

Kështu Kosova i prin tabelës së Grupit të 3, më gjashtë pikë. Turqia është e dyta më katër pikë por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar aq sa ka edhe Shqipëria që është e treta me 2 pikë nga tri ndeshje të zhvilluara.

Andorra U21 është në vendin e katër me 1 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara, kurse të fundit janë Anglia dhe Austria, të cilat ende nuk kanë luajtur ndonjë ndeshje në grup.

Komento: