Pas fitores së madhe, Musacchio befason me fjalët e tij

22:13 | 02 Mars 2019

Mbrojtësi i Milanit, Mateo Musacchio, ka thënë se ani pse ekipi kuqezi është tani përpara Interit, ende ka shumë për të bërë që ata ta mbajnë atë pozitë përcjell ORAinfo.

Pas fitores 1-0 ndaj Sassuolo në San Siro, Musacchio po fliste me Sky Italia dhe ai tha:

“Vendi i tretë? Po shkojmë ndeshje pas ndeshjes. Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim dhe e bëmë pavarësisht vështirësive të mbrëmjes.

Ne jemi përpara Interit, por ka shumë për të bërë, kështu që duhet të shkojmë lojë pas lojës “, ka thënë mbrojtësi rossonerë./ORAinfo/

Komento: