Pas fitorës së madhe të Real Madridit, flet Ancelotti: Fituam një ndeshje shumë të vështirë, shumë të komplikuar

23:47 | 09 Mars 2022

Ancelotti flet pas fitores së madhe ndaj PSG-së: Fituam një ndeshje shumë të vështirë, shumë të komplikuar.

Carlo Ancelotti me një buzëqeshje në fytyrë u paraqit pas ndeshjes që Real Madridi e fitoi ndaj PSG-së me rezultat 3-1.

Mbretërit kishin pësuar në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 pas një goli të Kylian Mbappe, i cili shënoi edhe në ndeshjen e dytë për t’ia bërë të vështirë Real Madridit.

Por tre golat e Karim Benzemas ia kthyen buzëqeshjen Realit, që tashmë kalon në çerekfinale.

Carlo Ancelotti ka folur për ndeshjen dhe fitoren, duke thënë se presioni i tifozëve e bërë të vetën, duke i bërë të krijonë më shumë.

“Kemi fituar pas një ndeshje shumë të vështirë, shumë të komplikuar, edhe më shumë pas golit të Mbappe. Jemi përpjekur të ushtrojmë presionin që kemi bërë në stërvitje. Tifozët kanë filluar të bëjnë presion dhe ne kemi filluar të krijojmë gjithnjë e më shumë. Jemi shumë të lumtur”.

“Ne e nisëm mirë me energji, më pas filluan të na vështirësojnë punën duke bërë presion. Vuajtëm por ishte normale. Rrezikuam pak, qëndruam një për një me Mbappen dhe kjo e bën jetën të vështirë”.

“Goli ka ndryshuar atmosferën, stadiumin… Gjysma e fundit e ndeshjes ka qenë spektakolare”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes.

Ndryshimet që bëri në përbërje, duke e larguar Toni Kroosin dhe duke futur lojtarë si Rodrygo dhe Camavinga, bën që ndeshja të ndryshojë, dhe Ancelotti shtoi se dyshja ishin më të freskët.

Komento: