Pas fitores së mbrëmshme, Chelsea sot mori edhe një lajm shumë të mirë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas fitores së mbrëmshme, Chelsea sot mori edhe një lajm shumë të mirë

23:25 | 30 Maj 2019

Skuadra e Chelseas sot ka marrë një lajm mjaftë të mirë.

Ylli i skuadrës, Emerson Palmieri ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij me skuadrën ‘blu’.

Se mbrojtësi i majtë italian do të qëndrojë me skuadrën londineze e ka konfirmuar agjenti i tij, Leonardo Cornacini.

“Ai ka akoma një vit të mbetur në kontratën e tij” ka thënë Cornacini për ‘Tuttemercatoëeb’, transmeton lajmi.

“Ai është i lumtur dhe skuadra është e lumtur me të. Ne jemi të bindur se e ardhmja e tij është në Londër” ka thënë tutje agjenti.

Emerson mbrëmë luajti nga fillimi deri në fund në finalen e dominuar nga Chelsea, për tu stolisur me trofeun e Ligës së Evropës.

Komento: