Zgjedhjet e reja presidenciale në SHBA sollën sërish në krye të vendit, Donald Trump i cili arriti të kalonte me shumicë votash kundër kandidaten, demokratiken Kamila Harris.
E si do ndikoj kjo në marrëdhëniet Kosovë-SHBA, a do ketë ndryshime, komentatorja politike, Fatime Hajdari në emisionin Raport dha opinionin e saj.
Sipas Hajdarit, SHBA-të kushdo që vie në krye të saj, do jenë aleatë të Kosovës.
“Unë mendoj se edhe kësaj here do të ketë artikulim të qëndrimeve të rep. së Kosovës fillimisht, e pastaj mbetet të shihet mbështetja nga SHBA, që nuk dyshoj se do t’a kemi. SHBA-të janë aleati jonë pavarësisht se kush vjen, të majtët apo të djathtët” deklaroi ajo.
Hajdari dha po ashtu edhe një përgjigjje rreth së raportit të kryeministrit Kurti me presidentin e ri, tashmë në SHBA.
“Mund të ketë pikëpyetje por nuk besoj se mund të ketë raporte të pagravuara që nuk përmisohen”, shtoi Hajdari.