Pas fitorës, Selin festoi në krahët e Gimbos

09:13 | 19 Prill 2026

Mbrëmja finale e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” ka kurorëzuar Selin Bollatin si fituese të këtij sezoni shumë të ndjekur.

Balerina, e cila u shndërrua në një nga figurat më të komentuara gjatë gjithë spektaklit, arriti të fitojë zemrat e publikut dhe të sigurojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh përmes votave të teleshikuesve.

Në momentin vendimtar, Selin u gjend në pod përballë Mirit, i cili përfundoi në vendin e dytë pas një gare të fortë dhe emocionuese.

Fitorja e saj u prit me entuziazëm nga fansat, ndërsa rrugëtimi i saj brenda shtëpisë u karakterizua nga performanca, dinamika dhe momente që e bënë protagoniste deri në fund të garës.

Aty nuk mungoi as i dashuri i saj Dj Gimbo, raporton IndeksOnline.

Ai u shfaqet në krahët e bukuroshës mënjëherë pasi ajo fitoi çmimin e madh.

Dyshja u duken të lumtur në shoqëri të njëri-tjetrit.

Se çfaër do të ndodh me lidhjen e tyre pas ekspericencës në BBVA, mbetet të shihet në vazhdim.

Komento: