Luciano Spalletti e quajti Mauro Icardi qendër sulmues të përkryer bazuar në shfaqjet e fundit, por ende dëshiron më shumë nga Inter pasi ata mundën Udinese sonte përcjell ORAinfo.
Argjentinasi siguroi një fitore 1-0 me një penallti të realizuar për mrekulli.
“Ai e përfundon punën e ekipit si qendër sulmues i përkryer, sepse ka raste kur opozita të shtyp dhe ju duhet të shkoni pas vijës për të gjetur topin. Në dy ndeshjet e fundit, Icardi e ka bërë këtë në mënyrë të përkryer”, tha Spalletti për Sky Sport Italia.
Përkundër rrëmbimit të tri pikëve, trajneri italian duket se nuk është i kënaqur me punën e ekipit të tij, pasi që kërkon më shumë nga futbollistët./ORAinfo/