Pas formimit të ushtrisë, lind ‘ushtari’ më i ri në Kosovë, ja si u pagëzua

22:24 | 14 December 2018

Sot Kuvendi i Kosovës ka bërë votimin për transformimin e FKS-së në Ushtri të Kosovës.

Ka ardhë në jetë Parimi, ushtari më i ri i Ushtrisë së Kosovës.

Këngëtari i cili njihet për interpretimet e tij live, Asim Gashi, pjestar i Filharmonisë së Kosovës është njëkohësisht edhe ushtar i FSK-së.

Gashi me anë të një postimi në Facebook ka lajmëruar se pikërisht sot, në ditën kur është formuar Ushtria e Kosovës, ai është bërë baba i një djali.

Ndërsa edhe spitali në të cilin është bërë lindja, Klinika Amerikane në Kosovë ka shpërndarë videon duke dalë djali nga salla e lindjes.

Komento: