Pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, vjen reagimi ng Franca

19:35 | 14 Dhjetor 2018

Sot Kosova është bërë me Ushtri, e këtij lajmi i janë gëzuar shumë qytetarët e vendit.

Ambasada e Francës së Kosovë, nëpërmjet një komunikate ka thënë se Franca njeh miratimin e ligjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat parashikojnë tranzicionin e saj gjatë një dekade.

Sipas komunikatës, Franca kërkon që të rifillojë dialogu me Serbinë.

“Franca dëshiron mbetjen në fuqi të marrëveshjeve me KFOR-in lidhur me praninë e FSK-së në veri të vendit. Ajo i bën thirrje Kosovës që të rifillojë sa më shpejt dialogun me Serbinë me qëllim të arritjes së normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komento: